Mergim Berisha ishte transferimi i minutës së fundit të Augsburgut këtë verë dhe sulmuesi shqiptar ka qenë bindës deri më tani me klubin e ri.
Drejtori menaxhues i FC Augsburg, Stefan Reuter, ka folur fjalë të mëdha për Berishën i cili është kampion i Evropës me Gjermaninë U21.
Sipas tij sulmuesi i Augburg, Mërgim Berisha është një opsion për kombëtaren gjermane.
“Nëse do të ketë befasi të tjera në skuadrën e Botërorit, ia vlen të merret në konsideratë sulmuesi ynë Mërgim Berisha”, shkruan Reuter në “Kicker”.
Berisha kaloi te Augsburg në formë huazimi nga Fenerbahçe këtë verë.
Kampioni i Evropës me Gjermanin U21 tashmë kanë shënuar një gol dhe kanë dhënë një asistim në Budendesliga.
Lojtari ka qenë i përfolur për ardhjen te Kosova, pasi Gjermania nuk e ka ftuar asnjëherë në kombëtaren A. /Telegrafi/