Telegrafi

Berisha: Askush nuk kishte besuar te Prishtina

Basketbollisti Dardan Berisha apo motori i skuadrës së kampionit të Kosovës, Sigal Prishtina, është optimistë se do ta kalojnë grupin në FIBA Europe Cup.

Kur Berisha është në formë, askush nuk mund t’i dalë para Prishtinës, e cila ka një serie të shkëlqyeshme, dy fitore në grupin G, në Mons me rezultat 74:72 kundër Belfius Mons dhe së fundi në Prishtinë e gjunjëzuan me 76:65 ekipin ukrainas Khimik.

“Askush nuk kishte besuar që Prishtina pas dy ndeshjeve do t’i ketë dy fitore, por ne kemi punuar tepër shumë dhe jemi përgatitur maksimalisht për këto ndeshje”

“Kurrgjë s’ka përfunduar, ende kemi lojë, jemi në rrugë të mirë për me kaluar grupin, por duhet që së pari të premten (nesër) të fitojmë dhe të përgatitemi për ndeshjet e radhës. Me këtë ritëm besojmë që do ta kalojmë grupin”.

“Besojmë edhe pse nuk ka me qenë lehtë. Khimik lufton për jetë dhe nëse humbin nesër për ta gjithçka përfundon, tjetrën anë ne luajmë në Prishtinë, me fitore do të bëjmë një hap të madh drejt kalimit të grupit”, tha Berisha për botasot.

Lexo po ashtu Sigal Prishtina, lider i grupit në Europe Cup (Foto)

Nesër në orën 18.00 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, bardhekaltrit sërish do të ndeshen me Khimik, kësaj radhe në cilësinë e mysafirit, me pajtimin e të dyja skuadrave, për faktin se shteti i Ukrainës nuk i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës.