Telegrafi

Bëri spektakël me Danimarkën, Eriksen tani vlen më shumë se Neymar!

Christian Eriksen është kthyer në objektivin e shumë klubeve të njohura evropiane.

Kreatori danez dha prova të aftësive të tij në ndeshjen me kombëtaren duke i siguruar kualifikimin në Rusi 2018 falë tre golave që shënoi.

Sipas mediave spanjolle dhe italiane, Barcelona dhe Juventusi janë vënë në ndjekje të futbollistit.

Por presidenti i Tottenham Hotspurs, Daniel Levy klubit ku militon lojtari, nuk ka ndër mend të heqë dorë lehtësisht nga ai dhe parashikon se kush do të kërkojë Eriksen, duhet të bëhet gati të thyejë rekordin e transferimeve në botë.

“Nëse PSG ka paguar 222 milionë euro për Neymar, atëherë Eriksen vlen 225”, janë fjalët e drejtuesit të klubit anglez.

Kujtojmë se ai shpeshherë ka detyruar klubet e mëdha evropiane të zhvillojnë negociata shumë të kushtueshme për transferimin e futbollistëve që londinezët ka pasur në përbërje. /vipsport.al/