Site icon Telegrafi

Bëri sensacion në Ligën e Kampionëve, por Clube Brugge e shkarkon trajnerin Carl Hoefkens

Klubi belg, Club Brugge, edhe pse bëri sensacionin më të madh në edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve ka shkarkuar trajnerin Carl Hoefkens.

Shkarkimi, sipas mediave në Belgjikë, vjen pas një sërë rezultatesh të dobëta në kampionatin vendas, përfshirë humbjen 4-1 nga St. Truiden në Kupën e Belgjikës dhe një barazim 1-1 me OH Leuven të martën.

Tashmë skuadra ndodhet në vendin e katërt të tabelës me 12 pikë prapa Genkut, ndërsa Hoefkens në stolin e kësaj skuadre qëndroi vetëm gjashtë muaj.

Para kësaj, ai ka punuar si asistent i Alfred Schreuder, i cili me ekipin fitoi kampionatin belg.

Club Brugge bëri sensacionin më të madh në Ligën e Kampionëve këtë sezon, pasi kaloi grupin duke eliminuar Atletico Madridin dhe Bayer Leverkusenin, ku bashkë me ta në fazën tjetër kaloi Porto.

Megjithatë, për shkak të rezultateve të dobëta në kampionatin vendas, ata vendosën që të shkarkojnë trajnerin Hoefkens.

Brugge në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve të luajë kundër Benficas. Ndeshja e parë është planifikuar të zhvillohet më 15 shkurt, ndërsa ndeshja e dytë më 7 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version