Telegrafi

Berbatovci te Llapi

Llapi nuk ka të ndalur. Skuadra nga Podujeva ka realizuar edhe transferimin e radhës. Fjala është për sulmuesin e njohur, Florim Bërbatovci.

Ish-futbollisti i Lirisë ka arritur marrëveshje njëvjeçare me Llapin dhe bashkë me Berat Hysenin do të përbëjnë dyshen e frikshme të sulmit.

Llapi më parë është përforcuar edhe me Berat Hysenin, Festim Krasniqin, Fuat Karabegun, Rron Statovcin, Ilir Avdylin, Arbnor Zeqirin, Nikola Gjorgjievskin, Bujar Idrizin, Filonit Shaqirin dhe Nazif Mulakun.

Llapi nuk përjashton mundësin që deri në fund të ofrojë dhe ndonjë futbollistë.