Telegrafi

Berbatov për Van de Beek: Transferimi më zhgënjyes i Man Utd ndonjëherë

Ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov, pranon se është zhgënjyer nga mesfushori holandez Donny van de Beek.

Van de Beek ka luftuar për të bërë një ndikim që nga ardhja e tij verën e kaluar nga Ajax për mbi 50 milionë euro.

Forma e tij jo e qëndrueshme ka bërë që holandezi të kritikohet dhe i fundit që ka bërë një gjë të tillë është Berbatov.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Donny Van de Beek

“Kam frikë se nuk do ta shohim Van de Beek të luajë më shumë. Është një situatë e çuditshme, zhgënjyese dhe gjithashtu befasuese”, ka thënë fillimisht bullgari.

“Ata shpenzuan rreth 40 milionë euro për një lojtar i cili mezi është në formacionin titullar. Kjo nuk ka kuptim. Unë nuk e fajësoj aspak Van de Beek, por për mua është një nga transferimet më zhgënjyese ndonjëherë”.

“Ai ka cilësi të mjaftueshme. Përveç kësaj, nuk më pëlqen kur klubet blejnë lojtarë për hir të blerjes së tyre. Jam i bindur që Van de Beek troket në derën e menaxherit dhe kërkon një shpjegim”.

“Nëse ai nuk është i kënaqur me të gjithë situatën, atëherë ai thjesht duhet të largohet. Vendi i tij në ekipin kombëtar është në rrezik, veçanërisht tani që Louis van Gaal është përsëri trajneri i kombëtares”.

“Van Gaal është natyrisht shumë i disiplinuar dhe ai gjithmonë dëshiron që lojtarët e tij të luajnë çdo javë ”, përfundoi Berbatov. /Telegrafi/