Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), për kryetar të Komunës së Istogut, Beqir Sadikaj, e ka akuzuar kryetarin aktual të Komunës, Haki Rugova, se ai nuk është marrë seriozisht më problemin e mbeturinave.
Në emisionin “Debat D”,të RTV Dukagjinit, ai ka theksuar se kompania e pastrimit asnjëherë nuk është marrë me largimin e mbeturinave, sikurse në fshatrat Studenicë, Vrellë etj.
“Zgjidhja është, ose arrihet kur kompania për pastrim në Istog, e mbledh bërllogun në fshatra, Duhet të largohen këto mbeturina, që janë të trishtueshme”, ka shtuar Sadikaj. /Telegrafi/