Telegrafi

Beqarët preferojnë femrat me flokë gështenjë

Në lidhje me ngjyrën e syve, të kaltrit mbeten në krye të preferencave, ndërsa sa u përket profesioneve, ai i mjekes është më i kërkuari.

Përdoruesit e faqes kanë zgjedhur edhe interesat e femrës ideale. Ata preferojnë një femër që shkon shpesh të notojë për të mbajtur trupin në formë.

Nëse një profil i tillë kërkohet mes yjeve të Hollywoodit, fizikisht atij mund t’i përgjigjen Megan Fox, Angelina Jolie etj, ndërsa jashtë listës mbeten Sienna Miller, Cameron Diaz apo Blake Lively.

Ndërsa përsa u përket preferencave të femrave, mashkulli ideal gjithashtu ka sy blu dhe flokë gështenjë, por duhet të jetë i qethur mirë.

Flokët e gjatë të Johnny Depp, Jared Leto apo Colin Farell duket se nuk hyjnë te shumica e preferencave të grave.

Përsa i përket tipit, ato kërkojnë një burrë që punon në zyrë dhe kohën e lirë e kalon me qenin.

Duhet thënë se rezultatet e këtij studimi vlejnë vetëm për Britaninë e Madhe, ku është kryer sondazhi. /Telegrafi/