Kalimin e Francës në finalen e Euro 2016 e ka përshëndetur pozitivisht edhe ylli që mungon, Karim Benzema, i cili më parë sulmoi Didier Deschamps mbi përjashtimin e tij nga kombëtarja.
Sulmuesi i Real Madridit ka shkuar përsëri për kombëtaren e Francës, duke e përgëzuar vendin e tij për arritjen në finalen e Euro 2016.
Ylli francez nuk është konsideruar për përzgjedhje, pasi u akuzua për përfshirjen e tij në një përpjekje të dyshuar për shantazh ndaj shokut të skuadrës, Mathieu Valbuena.
Megjithatë, pavarësisht kësaj, Benzema ka qenë një tifozë i kombëtares së tij në ndeshje ndaj Gjermanisë, duke i përkrahur dhe uruar në fund pas fitores.
“Jo i pranishëm fizikisht, por zemra është me ju … Ju uroj një ndeshje të mirë”, shkroi Benzema para ndeshjes.
“Urime për ekipin dhe stafin!!! Hajdeni, një ndeshje (për të shkuar historinë),” shkroi sulmuesi francez pas fitores së Francës. /Telegrafi/
Bravo à toute l'équipe et au staff !!! Allez, encore un match !!! #FirstNeverFollows #AllezLesBleus
— Karim Benzema (@Benzema) July 7, 2016