Tashëm është zyrtare të dhe Karim Benzema do të kthehet në skuadrën e Francës për Kampionatin Evropian të kësaj vere.
Didier Deschamps vendosi të përfshijë sulmuesin e Real Madridit në listë për herë të parë që nga tetori 2015 dhe kjo vjen si shpërblim për formën e tij të shkëlqyer me Real Madridin.
Ai padyshim ishte lojtari më i mirë i Francës këtë sezon, me golat dhe asistimet e tij.
“Jam shumë krenar që kthehem në Francë dhe besimin që ata më kanë dhënë”.
“Falënderoj familjen time, klubin tim, miqtë e mi dhe të gjithë ju që më keni mbështetur dhe më keni dhënë forcë çdo ditë”, ka shkruar Benzema.
Tellement fier de ce retour en équipe de France et de la confiance que l’on m’accorde. Merci à ma famille, mes amis, mon club, à vous… et à tous ceux qui m’ont toujours soutenu et me donnent de la force au quotidien 🙏🏼 #AllezLesBleus #Euro2021 #Blessed #AlHamdullilah pic.twitter.com/b8PJj1BATm
— Karim Benzema (@Benzema) May 18, 2021
Benzema ishte takuar me Deschamps për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, dhe trajneri që atëherë ka vendosur të të rikthejë sulmuesin përsëri në planet e tij./Telegrafi/