Telegrafi

Benzema nuk merr pjesë në Euro 2016, e konfirmon lojtari

Sulmuesi i Real Madridit dhe Francës, Karim Benzema, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2016, që zhvillohet në Francë.

Kështu ka njoftuar futbollisti francez përmes rrjeteve sociale.

“Fatkeqësisht, për mua dhe për ata që më kanë përkrahur gjithmonë. Nuk do të ftohem të jem pjesë e ekipit në Evropianin në Francë…”, ka shkruar lojtari.

Sot gjatë ditës pritej vendimi i Federatës së Futbollit të Francës për Benzeman. Sulmuesi nuk ishte pjesë e Francës që nga dhjetë dhjetori pas një skandali për shantazh në lidhje me një video intime, që akoma është duke u hetuar, transmeton koha.net

Franca është pjesë e Grupit A në Evropian së bashku me Shqipërinë, Rumaninë dhe Zvicrën.