Karim Benzema ka thënë se ai është i gatshëm 100 për qind që të luajë në Euro 2020.
Sulmuesi francez u rikthye te Franca pas mungesës për më shumë se pesë vite, shkaku i një skandali me Mathieu Valbuenan.
Por, ajo çështje tashmë është e kaluar, derisa Benzema është i fokusuar në Kampionatin Evropian, gjersa kishte probleme me disa lëndime në ndeshjet miqësore.
“Unë jam shumë i mirë. Kam qenë në gjendje të rinis stërvitjen me grupin dje”, ka thënë lojtari për Telefoot. “Nuk kisha dhimbje. Unë nuk mendoja për faktin se do të mund të isha dashur të humbja Euro”.
“Ishte një dhimbje e madhe, por ishte vetëm një goditje. Nuk ishte e nevojshme të qëndroja më shumë minuta në tokë, kështu që vendosa të dilja jashtë”.
“Ne kemi një staf mjekësor shumë të mirë, kështu që gjithçka u bë shumë shpejt. Nëse dje kam rinisur trajnimin me grupin, kjo është për shkak se nuk kam asnjë shqetësim, pa dhimbje”.
“Ndihem mirë, kam punuar në palestër kështu që jam 100 për qind”, ka shtuar më tej Benzema. /Telegrafi/