Telegrafi

Benzema ftohet në gjyq për çështjen rreth shantazhit ndaj Valbuenas

Sulmuesi i Reali Madridit, Karim Benzema do të shkojë në gjyq për çështjen rreth shantazhimit të ish-shokut të kombëtares së Francës, Mathieu Valbuena, ngjarje që ka ndodhur pesë vite më parë.

Prokuroria në komunikatën e lëshuar sot, konfirmoi se 33-vjeçari është thirrur për të dëshmuar rreth skandalit që tronditi Francën dhe ekipin kombëtar të “Gjelave”.

Bashkë me Benzeman janë thirrur dhe katër persona të tjerë që kanë lidhje me rastin.

Në nëntor të vitit 2015, sulmuesi i Real Madridit u arrestua nga Policia Franceze pasi Valbuena e akuzoi për shantazh.

Pretendohet se Benzema në bashkëpunim me një person i ka ushtruar presion ish-mesfushorit të Lyon dhe Marseile që të paguar një shumë të konsiderueshme parash, ndryshe do t’i publikohej një video intime.

Benzema ishte hetuar në liri, por karriera e tij me kombëtaren franceze u mbyll në vitin 2015, pasi u përjashtua nga Federata.

Lojtari ka fajësuar dhe trajnerin e Francës, Didier Deschamps që nuk e ka thirrur asnjëherë në kombëtare. /Telegrafi/