Site icon Telegrafi

Benzema e Mbappe në aksion, Franca arrin të barazojë ndaj Belgjikës

Gjithçka është barazuara në 2-2 kur kanë mbetur edhe 20 minuta deri në fund të ndeshjes Belgjikë – Francë.

Një ndeshje që po dhuron shumë emocione, pasi që pjesa e parë ishte mbyllur 2-0 në të mirë të belgëve.

Yannick Carrasco dhe Romelu Lukaku shënuan në fundin e pjesës së parë..

Por me të filluar pjesa e dytë, Franca fuqishëm u fut në lojë.

Ishte Karim Benzema që shënoi në minutën e 62-të për 2-1.

Pas golit të shënuar francezët u hodhën në sulm për të barazuar, duke krijuar shumë.

Në minutën e 68-të, Franca fitoi penallti me Antoine Greizmann.

Nga pika e bardh gjuajti Kylian Mbappe që shënoi për 2-2, duke e mposhtur Thibaut Courtoisin.

Priten minuta të zjarrtë deri në fund të ndeshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version