Karim Benzema është në dispozicion për përzgjedhje në finalen e Kupës së Botës të Francës kundër Argjentinës dhe mund të paraqitet befasisht të dielën.
Superylli i Real Madridit u përjashtua para fillimit të turneut pasi pësoi një dëmtim në kofshën e majtë. Por, ai mund të rikthehet në Katar, pasi Franca nuk e ka zëvendësuar me asnjë lojtar, duke lënë vendin e tij bosh.
Një afat rekord prej tre javësh bëri që Benzema të rikthehet nga lëndimi dhe në formë të mirë fizike, pas një dëmtimi disa ditë përpara ndeshjes hapëse të Francës.
Gazeta spanjolle Marca bën të ditur se ai është kthyer në kohë dhe është duke u stërvitur pa asnjë problem që nga e shtuna e kaluar.
Karim Benzema will be available for selection against Argentina in the World Cup Final.
Deschamps never replaced Benzema in the French team and if he will need his services on Sunday he can recall him as he has been passed fit.
Should France recall Karim for the final?#RadullKE pic.twitter.com/kBYILQj64C— Carol Radull (@CarolRadull) December 15, 2022
Ai mund të bëjë një rikthim befasues në skuadër nëse trajneri Didier Deschamps kërkon shërbimet e tij sepse ai nuk u zëvendësua kurrë në ekipin francez.
Megjithatë, fillimi i Benzema kundër Argjentinës do të nënkuptonte largimin e Olivier Giroud, i cili ka luajtur për Francën në këtë Botëror dhe ka shënuar katër gola, duke përfshirë golin e fitores kundër Anglisë në çerekfinale.
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Chelseat ka qenë në formë të mirë dhe duket se do të startojë kundër Argjentinës të dielën.
Megjithatë, Deschamps e ka yllin që duket duke pritur në krahë, me 34-vjeçarin që shënoi 44 gola në të gjitha garat sezonin e kaluar, gjë që e pa atë të fitojë Topin e Artë për herë të parë në karrierën e tij.
Pas përfundimit të grupeve, Deschamps hodhi poshtë sugjerimet që Benzema mund të rikthehej.
“Nuk është diçka për të cilën po mendoj tani. Kam folur me Benzeman pasi ai u largua nga kampi stërvitor. Ju lë juve nëse doni të bëni një debat për këtë. Mendimi nuk më ka shkuar në mendje”, deklaroi Deschamps.
Didier Deschamps says he "prefers not to answer" a question about a report that Karim #Benzema is rejoining the France squad ahead of the final.
🤐#FIFAWorldCup pic.twitter.com/HqIbJSh3Gw
— Juliet Bawuah (@julietbawuah) December 15, 2022
Trajneri francez u pyet për këtë çështje edhe një herë pasi skuadra e tij u kualifikua në finale, por ngurroi në përgjigjen e tij.
“Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, më falni”, u tha ai gazetarëve. /Telegrafi/