Site icon Telegrafi

Benzema dhe Varane nuk janë ende gati, gjendje e tyre shqetëson Deschampsin

Karim Benzema dhe Raphael Varane vijojnë të stërviten ndaras nga grupi, kur kanë mbetur edhe katër ditë që Franca të debutojë në Kupën e Botës Katar 2022.

Të dy lojtarët kishin dëmtime me skuadrat e tyre para grumbullimit, madje kishin munguar në shumë prej ndeshjeve të fundit.

Por përzgjedhësi Didier Deschamps vendosi që t’iu besojë dyshes me përvojë Benzema dhe Varane, pasi janë lider në fushë.

Aktivizimi i tyre në ndeshjen hapëse të Kampionatit Botërorit ndaj Australisë, është në dyshim.

“Gjelat” shihen si një nga favoritët në këtë edicion të Kupës së Botës., ndërsa janë në grup me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë./Telegrafi/

Exit mobile version