Christian Benteke ka shënuar golin më të shpejt në kuadër të eliminatoreve për ndonjë kampionat evropian apo botëror.
Sulmuesi i Belgjikës i ka befasuar të gjithë me golin e shënuar aq shpejt, pas të cilin hyri në histori.
Belgu ka arritur të shënoj golin e parë ndaj Gjibraltarit pas vetëm tetë sekondave lojë në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’, teksa deri në fund të takimit kompletoi het-trikun, transmeton Telegrafi.
Ky ishte goli më i shpejt në histori të kualifikimeve duke kaluar futbollistin nga San Marion, Davide Gualtierit, i cili mban rekordin nga viti 1993.
Ndërsa, goli më i shpejtë në histori të futbollit ndërkombëtar i takon gjermanit Lukas Podolski, i cili shënoi në miqësoren e Gjermanisë ndaj Ekuadorit në vitin 2013, ku shënoi pas vetëm gjashtë sekondash. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_vduys0voxo