Site icon Telegrafi

Benjamin Mendy shpallet i pafajshëm për gjashtë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është liruar nga gjashtë akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual, ndërsa do të përballet ende edhe me dy akuza tjera.

Mendy ka më shumë se një vit që nuk po luan dhe është i burgosur pas shumë akuzave për përdhunim dhe sulm seksual.

Megjithatë, pas shumë seancave gjyqësore, sot (e premte), Gjykata e Chester Crown ka vendosur ta shpall të pafajshëm lojtarin për shtatë akuza gjithsej.

Është vet klubi anglez, Manchester City, që me anë të një njoftimi zyrtar ka treguar vendimin.

“Manchester City FC vë në dukje vendimin e Gjykatës së Chester Crown sot, ku një juri e ka shpallur Benjamin Mendy të pafajshëm për shtatë akuza. Juria është duke hetuar edhe për dy akuza dhe gjyqi tani ka përfunduar”.

“Duke qenë se ka çështje të hapura lidhur me këtë rast, klubi nuk është në gjendje të komentojë më tej për momentin”, thuhet në njoftimin e Cityt.

Ndryshe, Manchester City e pezulloi Mendyn në gusht të vitit 2021 pasi ai u akuzua për herë të parë. /Telegrafi/

Exit mobile version