Site icon Telegrafi

Benjamin Mendy lirohet me kusht nga burgu

Benjamin Mendy u lirua me kusht pas katër muajsh burg sot.

Mbrojtësi i Manchester Cityt dhe Francës , 27 vjeç, akuzohet për shtatë përdhunime dhe një sulm seksual, ndërsa është mbajtur në dy burxhe të ndryshme gjatë kësaj kohe.

Sot ai u lirua me kusht nga gjyqtari Patrick Thompson në një seancë private në Gjykatën Chester Croën, me mediat që ishin të përjashtuara nga kjo sallë e gjyqit.

Mendy akuzohet për tetë vepra kundër pesë grave të ndryshme, duke përfshirë shtatë akuza për përdhunim në lidhje me katër gra.

Në anën tjetër ka edhe një akuzë për sulm seksual të një viktime tjetër të supozuar.

Ai dyshohet se përdhunoi një grua ndërsa ishte i liruar me kusht në muajin gusht, përpara se të futej në paraburgim për 134 ditë në shtator.

Ylli i Ligës Premier nënshkroi për Manchester Cityn për 52 milionë funte, me një pagë prej 100 mijë euro në javë.

Ai është liruar me kusht deri më 24 janar, deri në një seancë të mëtejshme paraprake. /Telegrafi/

Exit mobile version