Telegrafi

Benjamin Mendy dërgohet në burgun e sigurisë së lartë

Ylli i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, është transferuar në një nga burgjet më të zymta të Britanisë së Madhe, mes frikës për sigurinë e tij.

Sipas mediumit britanik, The Sun, 27 vjeçari i kaloi Krishtlindjet në burgun e sigurisë së lartë në Strangeways.

Mbrojtësi francez mbi të cilin rëndojnë shtatë akuza për përudhnim u dërguar në Mançester më 23 dhjetor.

Lexo po ashtu Konfirmohet edhe akuza e shtatë për Benjamin Mendyn - ylli i Cityt dyshohet se ka kryer një sërë veprash seksuale

Gjithashtu dhe bashkë i pandehuri Louis Saha Matturie mësohet se është zhvendosur atje në të njëjtën kohë.

Burimet të afërta me The Sun kanë bërë të ditur se ndryshimi erdhi nga akuza e shtatë për përdhunim ndaj Mendyt pasi frika u rrit për sigurinë e tij aty ku ndodhej.

Lexo po ashtu Përkeqësohen rrethanat për Benjamin Mendyn - gjashtë akuza në total për përdhunim

Mendy, që jetonte në Prestbury, Cheshire, akuzohet për shtatë akuza për përdhunim dhe sulme seksuale që përfshinin katër gra.

Matturie, nga Eçles, Gtr Manchester, përballet me gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual.

Ata priten të dalin para gjykatës të premten (7 janar). /Telegrafi/