Site icon Telegrafi

Benjamin Kololli vazhdon shkëlqimin, goli i pestë me Sionin – shpallet lojtar i ndeshjes

Benjamin Kololli vazhdon të impresionojë me fanellën e Sionit, duke shënuar golin e pestë të tij në Superligën e Zvicrës.  

Në ndeshjen e javës së 28-të kundër Grasshopperit, Kololli shënoi në kohën shtesë të pjesës së parë duke i dhënë epërsinë Sionit. 

Megjithatë, Grasshopperi nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë në 1-1 në momentet e fundit të ndeshjes. 

 

Kololli pas një paraqitje shumë të mirë u zëvendësua në minutën e 84-të, por nga SofaScore u vlerësua si lojtar i ndeshjes me notën 8.0. 

Ai kishte katër goditje në portë, duke qëlluar madje edhe shtyllën, ndërsa kompletoi 84 për qind të pasimeve.  

Ky ishte goli i pestë i Kolollit në dhjetë ndeshje prej se është bashkuar me Sionin nga Baseli.  

Në këtë ndeshje luajtën edhe Pajtim Kasami dhe Kreshnik Hajrizi për Sionin, ndërsa te Grasshopperi mungoi Amir Abrashi për shkak të suspendimit. 

Me këtë barazim, Sioni mbetet në vendin e nëntë të tabelës me 34 pikë, ndërsa Grasshopperi, me vetëm 27 pikë, zë vendin e parafundit. /Telegrafi/  

Exit mobile version