Telegrafi

Benjamin Kololli shënon në fitoren e Zurichut, gati për Kosovën

Benjamin Kololli duket se është në formë optimale para ndeshjeve të nëntorit, ku është ftuar nga Kosova.

Reprezentuesi i Kosovës ka shënuar për Zurich në duelin ndaj Luzernit, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 2-0.

Kololli shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23-të të takimit për t’ia dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Në fakt, Zurich shënoi në minutën e 20-të me Kramer, por që u anulua nga VAR-i me pretendimin se ishte pozitë jashtë loje.

Mysafirët gjithashtu janë me një futbollist më pak në teren, pasi që Lucas u ndëshkua me karton të kuq.

Zurichu në fund të pjesës së parë fitoi edhe një penallti, që kësaj radhe e ktheu në gol Antonio Marchesano për rezultatin përfundimtar 2-0.

Te Zurich tërë ndeshjen luajti Fidan Haliti, ndërsa Hekuran Kryeziu u fut në minutën e 60-të.  /Telegrafi/