Mbrojtësi Mirlind Kryeziu është testuar pozitiv për COVID-19, ndërsa tani e gjithë skuadra e Zurichut duhet të futen në karantinë.
Këtë e ka bërë të ditur klubi i Zurichut të premten pasdite me një njoftim për media.
Të premten është bërë e ditur se Mirlind Kryeziu është me COVID-19 dhe se është rasti i dytë në Superligën e Zvicrës, i pari pas rifillimit të edicionit.
Pas kësaj për dhjetë ditë edhe dy reprezentuesit e tjerë të Kosovës që luajnë në këtë klub Benjamin Kololli e Hekuran Kryeziu, duhet të izolohen.
“Pas konsultimit me departamentin shëndetësor kantonal, të gjithë lojtarët dhe anëtarët e stafit të ekipit të parë, që ishin në delegacion për ndeshjen në udhëtim ndaj Xamaxit, duhet të karantinohen për dhjetë ditë, deri më 17 korrik”, ka njoftuar FC Zurichu.
ℹ️ Nach Rücksprache mit der kantonalen Gesundheitsdirektion müssen sämtliche Spieler & Staffmitglieder der ersten Mannschaft, die beim Auswärtsspiel in Neuchâtel vor Ort waren, für 10 Tage bis und mit dem 17. Juli 2020 in Quarantäne.
Weitere Infos: ?? https://t.co/9y3omF7zTl pic.twitter.com/Pd5vFkGUQL
— FC Zürich (@fc_zuerich) July 10, 2020
Tani dy ndeshjet që ishin në program me Sionin më 11 korrik dhe me Baselin më 14 korrik, do të shtyhen.
Ka mbetur të diskutohet nëse do të luhet ndeshja ndaj Young Boysit, më 18 korrik.
Ndeshja Xamax – Zuerich është luajtur më 7 korrik. Për Zurichun ka luajtur edhe Toni Domgjoni, ndërsa Shpëtim Sulejmani ishte në stol.
Te Xamaxi, që po ashtu ka testuar lojtarët për COVID-19, kanë luajtur Samir Ramizi e Taulant Seferi. Arbenit Xhemajli e Liridon Mulaj ishin në stol. /Telegrafi/