Telegrafi

Benitez: Spanja më kërkoi për Botëror

Rafael Benitez thtoë se ai ka pasur mundësinë për të drejtuar kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kampionët e vitit 2010 u befasuan kur Julen Lopetegui u shkarkua nga detyra e përzgjedhësit pasi u mësua para fillimit të Kampionatit Botëror se është emëruar si trajner i Real Madridit.

Dhe, Bentiez thotë se ishte kontaktuar për të marrë rolin e përzgjedhësit.

“Ekzistoi mundsia. Por, unë jam mirë aktualisht në Angli”.

“Kishte mundësi dhe kishte spekulime për këtë”, u shpreh Bentiez.

Edhe pse Benitez nuk mori drejtimin e Spanjës, ai mund të jetë i kënaqur me rezultatin e edicionit të kaluar pasi arriti vendin e 10-të me Newcastle. /Telegrafi/