Eksperienca e radhës e Rafael Benitez në Angli mund të mbyllet që në verë.
Shkak për largimin e trajnerit nga drejtimi i klubit aktual, Newcastle United, mund të bëhet përfaqësuesja spanjolle e futbollit.
Meqë Vicente del Bosque po bëhet gati t’i japë lamtumirën kombëtares pas Euro 2016, drejtuesit e Federatës spanjolle kanë filluar të kërkojnë një zëvendësues të denjë dhe mendojnë se Benitez është një kandidat më se i përshtatshëm.
Largimi i Benitez nga Newcastle lehtësohet nga fakti se ai ka vendosur në kontratë një klauzolë që i mundëson të prishë marrëveshjen nëse klubi bie nga kategoria.