Telegrafi

Benitez: Mou trajner i madh, por më shqetësojnë tre lojtarë të Unitedit

Manchester United do të mundohen të mbajnë hapin me rivalët lokal të Cityt.

Djajtë e Kuq para shikuesve të vetë do të presin skuadrën e Newcastle United.

Trajneri i kësaj të fundit ka folur rreth takimit të sotëm që do të zhvillohet në Old Trafford.

(Getty Images)

Ai ka vlerësuar lartë kolegun Jose Mourinho, por në shumë shqetësohet për formën e mirë të disa lojtarëve të United.

“Mourinho është një trajner i madh, dikush që ka fituar shumë, por unë jam më shumë i shqetësuar në lidhje me Lukaku, Mata dhe Rashford”, tha Benitez.

Theksojmë se në dy raste Benitez ka qenë pasues i trajnerit portugez.

Benitez e zëvendësoi Mourinhon te Interi dhe Real Madridi. /Telegrafi/