Site icon Telegrafi

Benitez mohon se do ta drejtojë Spanjën

Tekniku Rafa Benitez ka hedhur poshtë një mundësi për të drejtuar kombëtaren e Spanjës.

Ish-menaxheri i Realit ka deklaruar se ai synon që të qëndrojë sa më gjatë në Angli dhe se nuk e ka synim drejtimin e Furisë së Kuqe.

“Unë jam menaxher i Newcastle United dhe dua të jem këtu edhe vitin tjetër. Dua të jem këtu gjatë”.

“Unë kam besim se ne mund të qëndrojmë në Ligën Premier. Ekipi po jep gjithçka. Ata duhet që të ndalin bllokadën mentale që kanë”, u shpreh Benitez. /Telegrafi/

Exit mobile version