Site icon Telegrafi

Beni Simitçiu, do të jetë përzgjedhës i Kosovës në futsall

Trajneri i njohur i futsallit, Beni Simitçiu, do ta drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës.

FFK ka zgjedhur trajnerin e ri te Kosova në futsall, ku kjo punë i është besuar Beni Simitçiut, aktualisht trajner te Sparta e Pragës, shkruan Telegrafi.

Ai më parë ka drejtuar Benagon me shumë sukses në futsallin çek. Me Sparta Pragën është shpallur kampion i Çekisë një herë.

Ai ka qenë trajner i Fneksit për ‘Elite Round’, ku e kishte futur në mesin e ekipeve më të forta në Evropë.

Simitçiu do ta zëvendësojë në këtë pozitë Ramadan Cimilin. /Telegrafi/  

Exit mobile version