Site icon Telegrafi

Bëni si Britney Spears: Merreni të dashurin tuaj dhe ushtrohuni e djersituni me të (Video)

Ku ka më mirë se të ushtroheni gjithë dashuri.

Pa mendojeni pak: ti dhe i dashuri bëheni një skuadër dhe ashtu bashkë, pranë e pranë njëri- tjetrit, ushtrim pas ushtrimi mbani trupin në formë.

Këtë bëri Britney dhe fansat u tërbuan. Në një video në Instagram, 37- vjeçarja shfaqet përkrah partnerit, Sam Asghari dhe duhet thënë është paraqitja më harmonike që kemi parë këto ditët e fundit.

Ulje- ngritje, lëkurë mbi lëkurë, hapje këmbësh gjithë motiv, pompa, prekje e puthje.

“Më të fuqishëm bashkë.” shkruhej nën video.

Britney, e cila duket shumë në formë kohët e fundit e ka marrë shumë seriozisht të ushtruarit. Disa ditë më parë, këngëtarja postoi një video ku performonte një kërcim goxha energjike.

Një video të ngjashme postoi edhe muajin e shkuar:

Exit mobile version