Klubi italian, Benevento ka hyrë në analet e historisë në futbollin evropian për rekorde negative.
Benevento ka përjetuar edhe humbjen e 13-të nga po kaq ndeshje në këtë sezon në kampionatin italian, Serie A.
Humbja e 13-të këtë sezon në Serie A e “shtrigave” erdhi në shtëpi nga Sassuolo me rezultat 1-2.
Megjithatë, kjo humbje ngërthen në vete edhe një rekord negativ, i cili është mbajtur për plot 87 vjet.
Klubi i inkuadruar këtë sezon në Serie A ka përjetuar startin më të dobët në pesë ligat kryesore evropiane në gjithë historinë.
Benevento ka thyer kështu rekordin e madh negativ të mbajtur për plot kaq vite nga gjiganti anglez, Manchester United.
Klubi i madh nga Liga Premier kishte mbajtur deri më tani rekordin me sezonin më të dobët në histori me 12 humbje nga 12 ndeshjet e para.
Djajtë e Kuq këtë rekord të zi e kishin përjetuar në sezonin 1930/1931, sezon ky që edhe ranë nga kategoria duke kaluar në Championship. /Telegrafi/