Telegrafi

Benatia i uron mirëseardhje Mandzukicit te Al Duhail

Medhi Benatia është ribashkuar me një shok të vjetër të skuadrës së tij, përkatësisht Mario Mandzukic, me të cilin luajti gjatë kohës sa ishin në Juventus.

Dyshja po përgatiten të luftojnë për tituj të tjerë së bashku me klubin nga Katari, Al Duhail.

Kroati ka qenë i lidhur me një largim që në verë dhe tek tani është arritur marrëveshja.

Në faqen e tij zyrtare në Twitter, Benatia vendosi t’i dërgojë një mesazh mirëseardhje sulmuesit dhe dukej i lumtur që do ta ketë një mik të vjetër në ekip.

Al Duhail janë në vendin e parë në elitën e futbollit të këtij vendi me 29 pikë./Telegrafi/