Site icon Telegrafi

Ben Yedder dënohet me gjashtë muaj burg, për kohën sa luante në Spanjë te Sevilla

Kapiteni i Monacos, Wissam Ben Yedder është dënuar me gjashtë muaj burg me kusht për evazion fiskal në Spanjë.

Ish-lojtari i Sevillas nuk i ka paguar taksat në kohë gjatë kohës që jetonte dhe fitonte në Andaluzi, ndaj u gjobit me 133 mijë euro në gjykatë.

Ligjet në Spanjë që kanë të bëjnë me deklarimin e të ardhurave dhe taksave të futbollistëve janë mjaft të komplikuar dhe futbollistëve u ndodh shpesh që të mos bëjnë gjithçka siç duhet dhe të përfundojnë duke paguar gjobë dhe duke u dënuar me burg.

Kjo ka ndodhur me Leo Messin, Cristiano Ronaldon, Angle Di Marian, Xabi Alonson dhe Luka Modricin.

Lexo po ashtu Kush është Ben Yedder, njeriu që e eliminoi i vetëm Unitedin - Vjen nga zona më e rrezikshme e Parisit, i rritur me Riyad Mahrezin dhe karrierën e nisi me futsall

Por asnjëri prej tyre nuk shkoi në burg dhe as Ben Yedder nuk do ta shkelë dënimin e tij me kusht në dy vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version