Hatem Ben Arfa është duke e menduar mundësinë që ta dërgojë në gjyq Paris Saint-Germainin, për trajtimin që janë duke ia bërë.
Pasi e ktheu në binarë karrierën e tij me Nicen në sezonin 2015/16, ish lojtari i Newcastle United, pati nënshkruar me klubin parisien si transferim i lirë.
Kalimi i tij te PSG, shihej si mundësi e mirë për ta parë francezin të luaj në nivele të larta, por emërimi i Unai Emery si trajner, i doli gjë e keqe.
Trajneri spanjoll thjesht nuk beson te 30-vjeçari, pasi ai ka bërë vetëm pesë paraqitje në Ligue 1 nën drejtimin e tij.
Asgjë nuk ka ndryshuar këtë sezon, pasi marrëdhënia mes lojtarit dhe trajnerit është përkeqësuar, ku ish trajneri i Sevilla e ka lënë francezin jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve.
Përveç kësaj, Ben Arfa është detyruar të stërvitet me ekipin rezervë të PSG.
Kjo situata e ka detyruar lojtarin që t’i drejtohet avokatit të tij, i cili pritet të ankohet në Federatën Franceze të Futbollit.
Avokati Jean-Jacques Bertrand, në një intervistë për L’Equipe, e ka treguar situatën.
“Ata po përdorin metoda psikologjike kundër tij, i kanë thanë atij se ai nuk do të jetë pjesë e turneut para sezonal në SHBA vetëm një ditë para se ai të ishte bërë gati për të udhëtuar”.
Ben Arfa ka kontratë trevjeçare me klubin nga Parc des Prince.
Liderët aktualë të Ligue 1 kanë pasur edhe më parë një histori të ngjashme në vitin 2011 me Peguy Luyindulan.
Antoine Kombouare ishte trajner në atë kohë dhe lojtarit i kishte dhënë lajmin se duhet të luante me rezervat, para se ai të bëjë një ankesë kundër klubit në federatë. /Telegrafi/