Telegrafi

Ben Arfa: Gjithçka e komplikuar, por do vazhdoj të luftoj

Getty Images

Aventura e Hatem Ben Arfas te Paris Saint Germainin nuk shkoi ashtu siç ishte pritur.

Që nga transferimi nga Nice, francezi nuk ka shënuar asnjë gol te klubi nga Parisi dhe ka dështuar të sigurojë vendin e titullarit.

Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha italiane pas Ben Arfas

“Erdha në një klub të madh dhe gjithçka u komplikua, por unë do vazhdoj të luftoj”.

“PSG është një klub që e dua shumë dhe më të vërtetë dua ta ndihmoj këtë skuadër”, ka thënë 30-vjeçari.

Në të kaluarën Ben Arfa ishte pjesë e Lyonit, Marseille, Newcastles Unitedit dhe Hull Cityt. /Telegrafi/