Aventura e Hatem Ben Arfas te Paris Saint Germainin nuk shkoi ashtu siç ishte pritur.
Që nga transferimi nga Nice, francezi nuk ka shënuar asnjë gol te klubi nga Parisi dhe ka dështuar të sigurojë vendin e titullarit.
“Erdha në një klub të madh dhe gjithçka u komplikua, por unë do vazhdoj të luftoj”.
“PSG është një klub që e dua shumë dhe më të vërtetë dua ta ndihmoj këtë skuadër”, ka thënë 30-vjeçari.
Në të kaluarën Ben Arfa ishte pjesë e Lyonit, Marseille, Newcastles Unitedit dhe Hull Cityt. /Telegrafi/