Craig Bellamy ka përkrahur sulmuesin anësor të Manchester Cityt, Raheem Sterling, i cili sipas tij mund të shënojë 30-40 gola në sezon në të ardhmen.
Sterling, 23-vjeçar, është në formë të mirë për klubin dhe vendin, me katër gola për Cityn deri tani këtë sezon dhe dy gola në fitoren e fundit të Anglisë ndaj Spanjës.
Ish-sulmuesi i Liverpoolit shënoi 23 gola në 46 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiola vitin e kaluar dhe rekordi i tij ka qenë gjithmonë në përmirësim nën menaxhimin e ish-trajnerit të Barcelonës dhe Bayern Munich.
Duke folur në Sky Sports të enjten në mbrëmje, Bellamy këmbënguli që Sterling në të ardhmen mund të shënojë më shumë se 30-40 gola në sezon.
“Ai do të bëjë shumë gola, do të përmirësohet. Ne ishim duke thënë vitin e kaluar kur ai po kalonte atë periudhë të mungesës së mundësive, por ai ende po shënonte shumë”, ka thënë fillimisht Bellamy.
“Ai do të bëjë një numër të madh golash përsëri këtë vit dhe do të ketë një sezon kur ai do të arrijë në 30 apo 40 gola. Tani po ju them se ai do ta bëjë këtë”.
“Për sa kohë që ai të qëndrojë i përshtatshëm dhe çdo gjë shkon mirë me shëndetin e tij, ai do të ketë një sezon ku ai do t’i bëjë të gjitha i vetëm”, përfundoi ish-sulmuesi uellsian. /Telegrafi/