Telegrafi

Belgjikë – Tunizi, këtu mund ta shikoni ndeshjen direkt dhe me kualitet të lartë për territorin e Kosovës

Belgjika dhe Tunizia do të përballen në ndeshjen e parë të ditës së shtunë.

Për të dyja Kombëtaret do të jenë sfidat e dyta në Grupin G.

Në ndeshjen e parë belgët triumfuan 3-0 ndaj Panamasë, ndërsa tunizianët pësuan 2-1 nga Anglia.

Tifozët që nuk janë para televizionit kanë mundësi edhe ata ta shohin këtë takim.

Lexo po ashtu Rusia 2018

Këtë mundësi u jep Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe platforma Gjirafa.

Kësisoj Gjirafa dhe RTK u japin mundësi tifozëve të futbollit të shohin ndeshjet edhe pse nuk janë në shtëpi para televizionit.

Vlen të cekët se ndeshjet në linkun mëposhtëm mund të shikohen vetëm brenda territorit të Kosovës. /Telegrafi/