Alex Witsel është zgjedhur lojtari i ndeshjes në mes të Belgjikës dhe Irlandës, ku kombëtarja e tij e fitoi me rezultat 3:0.
Mesfushori i Zenitit ka shënuar golin e dytë për të ndihmuar skuadrën e tij të shënoi fitoren e parë në Euro 2016.
Goli i mesfushorit qendror erdhi në minutën 61-të nga një asistim i Mounier.
Dy golat tjerë të Belgjikës u shënuan nga sulmuesi Romelu Lukaku /Telegrafi/