Kombëtarja e Belgjikës ka arritur të fitojë me rezultat 3-2 në ndeshjen ndaj Japonisë e vlefshme për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Belgjika ka arritur të fitojë një nga ndeshjet më interesante në Kampionatin Botëror, pasi ka rikthyer rezultatin nga 0-2 në 3-2.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Jan Vertonghen (69′), Marouane Fellaini (74′) dhe Nacer Chadli (90+) për belgët, ndërsa Genki Haraguchi (48′) dhe Takashi Inui (52′) për japonezët.
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte ylli i Chelseat, Eden Hazard, i cili edhe pse nuk shënoi gol u notua me 8.7.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi gjithashtu për lojtarin belg, Yannick Carrasco, i cili u notua me 5.7. /Telegrafi/
Belgjika:
Japonia: