Belgjika ka gjetur fitoren e parë në grup duke e mposhtur Irlandën (3-0) pas një ndeshje të bukur.
Belgët e nisën ndeshjen më mirë duke ditur se vetëm fitorja do t’i mbante në lojë për kualifikim. Por pjesa e parë nuk iu solli atyre gëzim edhe pse kishin raste të mirë shënimi.
I pari që rrezikoi ishte anësori Carrasco, por harkimin e tij e largon njëri nga mbrojtësit. Pas tij në minutën e 13-të provoi me kokë edhe Toby Alderweirel, por pa sukses.
Në minutat e 22 dhe 25 raste të mira kishin edhe Hazard e Carrasco, por goli i këtij të fundit u anulua shkaku i pozitës jashtë loje.
Belgët e mbyllën pjesën e parë në sulm me një rast të Alderweirel, po që nuk i ndryshoi shifrat.
Më të filluar pjesa e dytë fillon edhe loja e bukur e Djajve. Në minutën e 48 ishte Kevin De Bruyne që pasoi bukur për Romelu Lukaku që shënoi një gol të bukur për 1-0.
Belgjika e ka thelluar epërsinë në 2-0, pas golit të shënuar me kokë nga mesfushori Alex Witsel. Goli i mesfushorit të Zenitit erdhi në minutën e 61-të, pas një asistimi perfekt nga Meunier.
Por belgët nuk u ndalën me keq. Një aksion i bukur nga e djathta kompletoi edhe golin e tretë të belgëve. Ishte Romelu Lukaku që shënoi pas asistimi të Eden Hazard.
Belgjika kishte edhe disa raste deri në fund, por nuk arriti t’i konkretizojë.
Pas kësaj fitoreje Belgjika ka tri pikë, tri më pak se Italia që është e para me gjashtë. Irlanda dhe Suedia kanë nga një pikë. /Telegrafi/