Kombëtarja e Belgjikës ka treguar forcën e saj edhe ndaj Estonisë, ku ka fituar me rezultat të frikshëm 8-1.
Belgjika ka shënuar edhe fitoren e katërt në po kaq ndeshje të Grupit H, pasi ka demoluar në shtëpi Estoninë, me në krye Dries Mertens, i cili shënoi het-trik.
Serinë e golave e hapi Thomas Meunier, i cili shënoi në minutën e tetë pas asistimit të Jannick Carrasco, ndërsa Mertens shënoi golin e dytë në minutën e 16-të pas një asistimi të mirë të Kevin de Bruyne.
Goli i 3-0 erdhi nga ylli i Chelseat, Eden Hazard, që shënoi në minutën e 25-të pasi u shërbye nga Mertens, ndërsa epërsinë e ngushtoi Henri Anier në minutën e 30-të dhe me rezultat 3-1 kombëtaret shkuan në pushimin mes dy pjesëve.
Pjesa e dytë ishte edhe më e frikshme nga Belgjika që shënuan edhe pesë gola të tjerë, ku i pari shënoi Carrasco në minutën e 62-të.
Pastaj ishte Mertens, i cili shënoi dy gola të shpejt (64’, 68’) për të kompletuar het-trikun e tij në këtë takim, ndërsa dy gola të tjerë u shënuan nga sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku.
Lukaku shënoi në minutën e 83-të për 7-1 dhe në minutën e 88-të për 8-1 dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja. /Telegrafi/
https://twitter.com/FootballUA1/status/797890608840835072
https://twitter.com/Football__live_/status/797892465894178816
https://www.youtube.com/watch?v=5PrVnt1qgYQ
https://twitter.com/caarla1903/status/797909712226267136
https://twitter.com/wittyfutty1/status/797909793121845248
6-1 Chip by Dries Mertens! 🇧🇪 #belest #europeanqualifiers pic.twitter.com/5plvPyj3WW
— Arnaldinho (@arnaldinho87) November 13, 2016
https://twitter.com/FootballUA1/status/797914324299718657
https://twitter.com/GoolTico/status/797915607681204224