Telegrafi

Belgjika publikon listën përfundimtare për Evropian (FOTO)

Belgjika e ka publikuar listën finale prej 23 futbollistëve për Kampionat Evropian.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Marc Wilmots, i ka bërë të ditur emrat e 23 futbollistëve që do të luajnë në Evropian.

Faza e sulmit të kësaj kombëtare është ajo që duhet veçuar, me emra si Hazard, De Bruyne, Lukaku, Benteke, Carrasco etj.

Kujtojmë që futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj nuk është ftuar as në listën fillestare.

Belgjika shihet si një prej favoriteve për ta fituar Evropianin. /Telegrafi/