Site icon Telegrafi

Belgjika publikon listën e futbollistëve të ftuar për Botëror – ftohet Januzaj, Nainggolan jashtë

Mesfushori i Romës nuk është pjesë e skuadrës së Belgjikës në Kupën e Botës.

Trajneri Roberto Martinez, ka zbuluar listën paraprake prej 28 futbollistëve që do të ftohen për Kupën e Botës.

Nga kjo listë, 23 futbollistë do të jenë pjesë e skuadrës së Belgjikës, në Botëror.

Adnan Januzaj (Getty Images)

Por ajo që befason të gjithë, është mungesa e Radja Nainggolan, edhe pse ky i fundit ka pasur një sezon mjaft të mirë me Romën, si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, ku ka arritur deri në gjysmëfinale.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar:

Portierë: Koen Casteels (Wolfsburg), Thibaut Courtois (Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Mats Sels (Newcastle)

Mbrojtës: Toby Alderweireld (Tottenham), Dedryck Boyata (Celtic), Laurent Ciman (Los Angeles FC), Christian Kabasele (Watford), Vincent Kompany (Manchester City), Jordan Lukaku (Lazio), Thomas Meunier (Paris Saint-Germain), Thomas Vermaelen (Barcelona), Jan Vertonghen (Tottenham)

Mesfushorë: Nacer Chadli (West Brom), Kevin De Bruyne (Manchester City), Mousa Dembele (Tottenham), Leander Dendoncker (Anderlecht), Marouane Fellaini (Manchester United), Youri Tielemans (Monaco), Axel Witsel (Tianjin Quanjian)

Sulmues: Michy Batshuayi (Chelsea), Christian Benteke (Crystal Palace), Yannick Carrasco (Dalian Yifang), Eden Hazard (Chelsea), Thorgan Hazard (Borussia Monchengladbach), Adnan Januzaj (Real Sociedad), Romelu Lukaku (Manchester United), Dries Mertens (Napoli).

Exit mobile version