Telegrafi

Belgjika nuk pyet për UEFA-n, pritet ta shpall kampionin para kohe

UEFA ka rekomanduar që të luhen kampionatet në Evropë dhe kjo mund të shkojë deri në gusht, por në Belgjikë mendojnë ndryshe.

Bordi i Drejtorëve të Pro League ka rekomanduar që sezoni të mbyll këtu dhe tashmë mbetet vetëm të miratohet në një Asamble të Përgjithshme.

Në Belgjikë e kanë gjetur zgjidhjen, duke njohur si renditja përfundimtare aktualen dhe Clubb Brugge merr titullin kampion, kurse AA Gent do të luajë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Charleroi me këtë renditje shkon në grupet e Ligës së Evropës, kurse në kualifikuese luajnë Antëerp dhe Standard Liege.

Momentalisht ka ende pikëpyetje dhe pritet të diskutohet nëse do të luhet finalja e Kupës, me Antëerp që do kishte një shans për të shkuar në grupet e Ligës së Evropës, nëse e mposht Clubb Brugge.

Në diskutim është edhe finalja e “play-off”, për ngjitjen në elitën e futbollit belg. /Telegrafi/