Belgjika i ka shënuar plot tetë gola në portën e Bjellorusisë në sfidën e tretë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’, në kuadër të Grupit E.
Michy Batshuayi e hapi serinë e golave (14’), për të vazhduar me Hans Vanaken që e shënoi golin e dytë (17’).
Leandro Trossard shënoi golin e tretë (38’), kurse Jeremy Doku e vendosi rezultatin e pjesës së parë (42’).
Katër gola të tjerë belgët i shënuan edhe në fraksionin e dytë, me anë të Dennis Praet (49’), Christian Benteke (70’), Leandro Trossard (76’) me golin e dytë personal dhe Hans Vanaken (89′) që po ashtu e realizoi të dytin në këtë takim.
Anësori shqiptar, Adnan Januzaj, hyri në lojë në minutën e 77-të dhe asistoi në golin e fundit të Belgjikës që kryeson Grupin E me shtatë pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376985871182934017
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1376975319069040650