Belgjika është treguar skuadër e fortë për Anglinë (2-0) në ndeshjen e Grupit 2 në kuadër të Ligës A në Ligën e Kombeve, që u zhvillua në King Power at Den Dreef.
Skuadra vendase krijoi epërsi të hershme. Romelu Lukaku dhuroi një asistim të mirë në qendër për Youri Tielemans, goditja e të cilit u ndal në rrjetë (10’). Avantazhi u dyfishua me një gol fantastik të Dries Mertens (24’) të realizuar nga gjuajtja e lirë.
Belgjika është në krye të Grupit 2 me 12 pikë, e ndjekur nga Danimarka me 10 pikë që fitoi përballë Islandës (2-1).
DRIES. MERTENS. 🔥🙌 https://t.co/oVZSRbAc0x
— Marie (@MarieLBI_) November 15, 2020
Dy gola i ka shënuar edhe Itali në sfidën përballë Polonisë në kuadër të Grupit 1 të Ligës A në Ligën e Kombeve.
Jorginho e zhbllokoi rezultatin nga penalltia (27’), ndërsa Domenico Berardi e dyfishoi epërsinë (83’) pas një asistimi nga Lorenzo Insigne.
Me herët në kuadër të këtij grupi, Holanda ka fituar përballë Bosnje e Hercegovinës (3-1), ashtu që Italia prin me nëntë pikë, kurse Tulipanët ndodhen në vend të dytë në grup me tetë pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Footballgoal20/status/1328089058862641152