Përfaqësuesja e Belgjikës dhe ajo e Marokut kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Belgët dhe marokenët do të ndeshen në ndeshjen e vlefshme për Grupit F, ndeshjen që pritet të zhvillohet në Al Thumama Stadium nga ora 14:00.
Pas fitores në ndeshjen e parë, ekipi i Roberto Martinez synon fitoren e dytë në grup, për të siguruar kalimin tutje.
Në anën tjetër, Maroku ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj Kroacisë dhe synon rezultat pozitiv edhe nga ky takim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Belgjika: Courtois; Meunier, Vertonghen, Alderëeireld, Castagne; Witsel, Onana; Thorgan Hazard, De Bruyne, Eden Hazard; Batshuayi
Maroku: Bono; Hakimi, Saiss, Aguerd, Mazraoui; Amrabat, Ounahi, Amallah; Boufal, En-Nesyri, Ziyech;
/Telegrafi/