Kombëtarja e Belgjikës ka shënuar fitore bindëse me rezultat 5-2 ndaj Tunizisë në Spartak stadium të Moskës.
Ndeshja e dytë në kuadër të Grupit G u karakterizua me lojë intensive nga fillimi i takimit.
Eden Hazard hapi llogarinë pas gjashtë minutash lojë për 1-0 nga penaltia.
Në minutën e 16-të një kombinim i bukur e vuri Lukakun në pozitë shënimi për 2-0.
Vetëm dy minuta më vonë Bronn ngushtoi në 2-1 me një gol me kokë.
Në minutën e fundit të pjesës së parë Lukaku me asist të Meunier shënoi për 3-1 dhe epërsinë solide të belgëve.
Me të filluar pjesa e dytë Hazard me një veprim të bukur arriti që të shënojë për 4-1 (51′).
Deri në fund Belgjika kishte shumë raste, por dhe Batshuayi ka realizuar golin e fundit në minutën e fundit të takimit, kurse Khazri shtoi edhe një gol në minutën e fundit të shtesës.
Me këtë fitore me gjashtë pikë në krye të Grupit G, Belgjika ka siguruar kualifikimin në fazën tejtër të Kampionatit Botëror. /Telegrafi/
https://twitter.com/Footy_Matrix/status/1010511420184723456
https://twitter.com/TheWorldGame/status/1010505578039279617