Kombëtarja e Belgjikës ka gjetur shumë shpejt rrugën e golit.
Është mbrojtësi Toby Alderweireld që ka dërguar topin pas shpinës së portierit të Hungarisë, Kiraly, për të kaluar Belgjikën në epërsi prej 1:0.
Goli erdhi në minutën e 10-të të takimit, pas një harkimi të mirë në zonë nga mesfushori Kevin De Bryne.
Ky ishte goli i parë i mbajtësit të Tottenhamit në Euro 2016. /Telegrafi/