Telegrafi

Belgjika me fitore ndaj Estonisë siguron kualifikimin në “Katar 2022”, formacionet zyrtare

Kombëtarja e Belgjikës dhe ajo e Estonisë  kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Belgët janë nikoqir të estonezëve në takimin e shtatë të Grupit E, takim që zhvillohet në ‘King Baudouin Stadium’ nga ora 20:45.

Ekipi i Roberto Martinez ka katër fitore radhazi dhe synon të pestën, pasi tri pikë do t’ia siguronin kualifikimin për në Kupën e Botës.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht mungesave.

Formacionet zyrtare

Belgjika: Courtois; Denayer, Castagne, Vertonghen; Meunier, Witsel, Vanaken, Carrasco; De Bruyne, Hazard; Benteke

Estonia: Igonen; Paskotsi, Mets, Tamm; Teniste, Kreida, Vassiljev, Poom, Ojamaa; Anier, Zenjov.

/Telegrafi/